Saturday, September 29, 2007


Prof.dr Isuf (Isuf)Dedushaj

Doktor i shkencave të mjekësisë - epidemiolog


Lindi në krahinën e Vuthajve - Plavë më 10 tetor 1951. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci.

Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës.

Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistrua në nëntor të vitit 1983.

Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës.

Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci.

Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna.

Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 - 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Dr. Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës - përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë.

Ka qenë dhe është anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës.

Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 38 kandidatëve prej të cilave 2 jashtë Kosove, pastaj 45 magjistratura shkencore dhe mbi 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme).

Ka publikuar 112 punimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës "Shëndeti", për dhjetë vjetë me radhë.

Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka publikuar gjashtë tekste universitare.

FB

Akademik Prof.Dr. Musa A. Haxhiu


(March 15, 1939 - September 17, 2007)


Musa A. Haxhiu, MD, PhD  68 of University Heights, formerly of Kosova, lost his battle with cancer, Monday, September 17, 2007, passing away at University Hospital, Cleveland. Dr. Haxhiu was born, March 15, 1939 in Pej, Kosova.
Dr. Haxhiu earned his Medical Degree from the University of Belgrade, Yugoslavia in 1963, he continued his education earning Magistar of Cardiology in 1971 and in 1973 earned a PhD from the University of Zagreb, Yugoslavia.
Dr. Haxhius career in science began at the Hospital for Lung Diseases, Pej, Kosova, where he served as an intern from 1964 -68, he served as resident at the Institute for lung Disease in Belgrade and completed post graduate work at the Hammersmith Hospital in London as a visiting lecturer. He was the Dean of Medical Faculty at the University of Prishtina, Yugoslavia. He was a visiting scientist through the Fulbright Program at the University of Pennsylvania and also a visiting scientist at Silikose-Forscungsinstitut der Bergbau-Berufsgenossenschaft Bochum, West German.
In 1981 Dr. Haxhius career brought him to the United States where he served as a visiting professor at Case Western Reserve University and in 1992 he became a permanent member of the faculty at Case Western Reserve as Professor of Medicine. He also served as a Professor of Anatomy and most recently as a Professor of Pediatrics and the Director of the Neonatology Respiratory Research Laboratory at Rainbow Babies and Childrens Hospital. In 2000 Dr. Haxhiu was invited to revitalize the Medical School at Howard University, Washington DC. Also during his tenure at Case Western Reserve University, Dr. Haxhiu was a visiting scientist at the University of Health and Sciences, Bethesda, MD; Professor of Physiology at the University of Prishtina, Yugoslavia and was President of the Academy of Science and Arts of Kosova.
Dr. Haxhiu had numerous papers published in many medical journals and had oversight on many projects making advancements in the treatment of cardio respiratory functions.
He was a member of the American Association for the Advancement of Science; the American Physiological Society; the International Brain Research Organization; the Society for Neurosciences; the New York Academy of Sciences, the Academy of Sciences and Arts of Kosova and the Yugoslav Physiological Society where he served as president.
Dr. Haxhiu was described as an individual dedicated to science, fighting for his patients and his family. An accomplishment he was most proud of was earning his citizenship of the United State of American on May 20, 2005.
Dr. Haxhiu is survived by his wife of 43 year, Radmila (nee Novakovic). Other survivors include 2 daughters: Dr. Lendita Haxhiu  Erhardt of Lakewood; Donika Kpuska in Kosova and son: Gjergj Haxhiu of Rocky River. He is also survived by 5 grandchildren: Vesa, Arian, Nicholas, Emily and Elisabeth; 2 brothers: Malush and Isa and 2 sisters Shasade and Gjylfidane. He is preceded in death by his parents: Ahmet and Selvinaze (nee Qavolli) Haxhiu and a sister Nerxhivane.
Friends may call at the SCHULTE & MAHON-MURPHY FUNERAL HOME, 5252 MAYFIELD RD., LYNDHURST (BETWEEN RICHMOND AND BRAINARD), WEDNESDAY, form 7-9 P.M. AND THURSDAY, from 2-4 AND 7-9 P.M. All Service will be at the funeral home, FRIDAY, SEPTEMBER, 21 at 11:00am. Interment will follow in Lakeview Cemetery.
Arrangements are by the Busch Funeral Home, Avon Lake. (440)933-3202 For more information, to view and online memorial or send a condolence, go to www.buschfuneral.com
In Memoriam

Vdiq Akademik MUSA A. Haxhiu

Doktor i shkencave të Mjekësisë – Patofiziolog

Më datën 17 09.2007 morëm lajmin e hidhur se në Ohio të Amerikës, pushoi së rrahuri zemra e të ndriturit, shkencëtarit, fisnikut dhe atdhetarit të devotshëm Akademik Prof. dr. Musa A. Haxhiu.

Musa Haxhiu u lind me 15 mars 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1963. Gjatë viteve 1964/67 punoi në Spitalin për mjekim të tuberkulozit “A. Kelmendi” në Pejë.

Specializoi në Beograd në lëmin Sëmundjet të mushkërive në vitin 1968. Studimet pasdiplomike në lëmin e Kardiologjisë i përfundoi në Beograd më 1971.

Në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit e mbrojti tezën e doktoratës dhe promovohet Doktor i Shkencave të Mjekësisë.

Po këtë vit Dr. Haxhiu vazhdoi edhe 6 muaj specializimin dhe studimet plotësuese në Postgraduate Medical School në Londër, Britani e Madhe.

Gjatë viteve 1973/75 emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kjo periudhë ishte periudha më e ndritur e këtij Fakulteti.

Prof.dr M. Haxhiu bëhet emër i njohur i shkencave mjekësore, prandaj gjatë viteve 1975/76 qëndroi në Pennsylvania University, Philadelphia, SHBA.

Në vitin 1978 ftohet në një Qendër tjetër të fuqishme shkencore në Silikose-Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum, RF. e Gjermanisë.

Në vitin 1977 emërohet Profesor inordinar i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë për lëndën Fiziologjia Patologjike.

Në vitin 1979, bazuar në të arriturat profesionale dhe shkencore zgjedhet anëtar me korrespondencë i ASHA të Kosovës.

Periudhën 1978/79 emërohet Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të ish-Jugosllavisë, Anëtar i disa asociacioneve profesionale dhe shkencore në vend dhe jasht vendit.

Në vitin 1980, Akademik M. Haxhiu sërish qëndroi në Institutin Silikose Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum – Gjermani. Në vitin 1982 ftohet në Case Western Reserve Universiry, Cleveland, Ohio, USA.

Në vitin 1983 emërohet Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1990 Zgjedhet Kryetar i ASHA – s të Kosovës.

Gjatë këtyre viteve, Prof.dr Musa Haxhiu formoi Institutin e Fiziologjisë Patologjike.

Në këtë Institut për herë të parë filluan punën eksperimentale kirurgët, gastroenterologët dhe specialistët e degëve tjera të Mjekësisë Interne.

Prof.dr Musa Haxhiu dha kontribut të çmuar në zhvillimin e kuadrit akademik të lëmive biomjekësore. Për një periudhë të shkurtër u ngritën pedagogë dhe profesionist që bënë emër në shkencat mjekësore në Kosovë dhe jashtë saj.

Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër që mendoj se ka peshë të madhe historike.

Pas demostratave antikomuniste të vitit 1981 në Kosovë, kur fillon ndjekja e ”shtrigave” nga pushteti serb, në luftë kundër inteligjencës shqiptare të Kosovës, në diferencimin ideopolitik në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, Akademik Musa Haxhiu me guximin e Intelektualit të kalibrit më të lartë, kundershtoi njëmendësinë moniste.

Prej vitit 1990 Prof. Haxhiu jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA – ve, por pa u ndarë asnjëherë nga Kosova dhe përkrahja e shkencëtarëve të rinjë, të cilëve iu mundësoi përfundimin e tezave të Doktoraturave në Amerikë.

Akademik Musa Haxhiu pa dyshim është ekperti më i cituar në literaturën shkencore botërore jo vetëm ndër mjekët shqiptar por edhe atyre Europian.

Ka botuar disa tekste Universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.

Kontributi shkencor dhe profesional i Akademik Musa Haxhiut i bënë nder kombit tonë dhe humanizmit në tërësi.

Prof. dr. Isuf Dedushaj
Dr. sci Avdyl Krasniqi


Prishtinë,18 shtator 2007

Odeta Halili

Alarm, një sëmundje e rrallë shfaqet në Tiranë



TIRANE


Panik në spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore. Një grua nga Hasi, 35 vjeç ka vdekur nga ethet hemoragjike, ndërkohë dyshohet se virusi ka prekur dhe të afërmit e saj. I shoqi dhe vëllai i tij, 45 dhe 50 vjeç prej tri ditësh janë nën kujdesin e mjekëve të Infektivit. Këta të fundit pohojnë për Gazetën se analizat laboratorike nuk janë konfirmuar ende, megjithatë simptomat janë të qarta dhe të ngjashme me ato që kish shfaqur gruaja para se të mbërrinte me urgjencë në spitalet "Nënë Tereza".

Shkaku
E kanë shkaktuar minjtë apo riqnat(lloj insekti)? Mjekët janë në dilemë për të dhënë një përgjigje të saktë. Vetëm pas analizave gjërat do të jenë më të qarta, sigurojnë ata, ndërsa sqarojnë se virusi transmetohet nga kafshët te njeriu, dhe është specifik në ato zona ku mbarështohen kafshë shtëpiake. Para dy vjetësh u izolua një fshat i tërë në rrethinat e Hasit, ndërsa specialistët e Institutit të Shëndetit Publik rendën të dizifektonin shtëpitë. Që prej asaj kohe kjo sëmundje nuk shkruhej në diagnozat e doktorëve të Infektivit, me përjashtim të një rasti të 2001-it, që vinte po nga Hasi, por që ia hodhi vdekjes. Ditën e dytë të qershorit të sivjetshëm virusi mbërriti prapë në Infektiv, këtë herë mbolli vdekjen. "Eshtë sezoni i sëmundjes, shfaqet kryesisht në verë", thotë prof.dr Elmas Eltari. Sipas tij në Ballkan, sidomos në Kosovë, qarkullojnë dy tipe të etheve hemoragjike.

Rrëfimi
Më datë 2 qershor 35 vjeçarja vuri këmbë në spitalin Infektiv të QSUT-së. Vinte me urgjencë nga spitali Hasit, disa kilometra larg fshatit ku banonte, me një letër përcjellëse nga mjekët e atyshëm. Infermieret dhe specialistët e Infektivit janë shokuar nga gjendja e rënduar e gruas së re. "Kishte hemoragji të tmerrshme. Temperatura dhe ethet nuk e lëshuan për asnjë çast derisa dha shpirt", tregojnë infermieret e spitalit. Pas dy ditësh vdiq. Të afërmit morën rrugën e kthimit për të kryer ceremoninë e përmortshme. "Dy ditë më vonë u dukën prapë në derë të spitalit", vijojnë punonjëset e shërbimit, këtë herë për t'u dorëzuar ata vetë specialistëve, kishin të njëjtat simptoma, ethe dhe temperaturë të lartë. Janë kryer me urgjencë analizat paraprake, ndërkohë një grup inspektorësh nga Instituti i Higjienës kanë marrë përsipër konfirmimin e tyre. "Nuk mund të them asgjë. Përgjigja e analizave del të premten", tha dje shefi i pavionit, Kozma Tavanxhi. Ai siguroi se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën edhe nëse laboratori konfirmon për ethe hemoragjike, "prapë, në këtë fazë them se infeksioni nuk rrezikon jetën", tha më tej doktori.

Atmosfera
Maskat dhe dorezat në gojët dhe duart e infermiereve rikthejnë jehonën e SARS-it të, që mbërtheu spitalin Infektiv, para pak javësh, kur drejtoria e QSUT-së "shpërndau" për punonjësit e shërbimit masat anti-SARS. Pacientëve, që të dy në një nga dhomat e katit të parë të Infektivit, u shërben përveç infermiereve dhe një e afërme e tyre, edhe ajo me një palë doreza në duar. Pa maskë. "Virusi nuk transmetohet me anë të frymëmarrjes, megjithatë ne i përdorim", thanë infermieret. Pacientët refuzuan të flisnin. Gjithë ç'ka ndodhur, shfaqjen e simptomave te gruaja, e më pas në organizmat e tyre, temperaturën, ethet, të gjitha detajet e sëmundjes dhe shqe tësimet ua kanë përcjellë doktorëve në rrëfimin e tyre. "Do të ikim prej këndej", thonë, ndërsa për momentin numërojnë orët e vapës në Infektivin e QSUT-së.


Ç'janë ethet hemoragjike

"Duke u nisur nga vetë emri, ethe hemoragjike merren me mend shenjat e sëmundjes, ethe dhe hemoragji", tha prof.dr. Elmas Eltari. Ka patur vdekshmëri të lartë në fillimet e saj, është zbuluar si sëmundje në 1988-ën, sot nuk është më vdekjeprurëse, "megji-thëse për të si për të gjitha viruset nuk ka ndonjë mjekim specifik. Njihen disa lloje të etheve hemoragjike, në Ballkan qarkullojnë dy", tha Eltari. Përcillet nga kafshët te njeriu, por atë mund ta përcjellë dhe një i sëmurë. Transmetimi bëhet me kontakt të ngushtë.


Flet shefi i reanimacionit

Pilaca: "Virusi vjen nga Kosova"
"Virusi mund të vijë nga Kosova", tha dje doktor. Arben Pilaca, shef i reanimacionit në Spitalin Infektiv. Sipas tij përsëritja e tij në të njëjtën zonë, në rrethinat e Hasit, nuk është koeçidencë.

Eshtë përcaktuar se pacientët janë prekur nga ethet hemoragjike?
Jo nuk mund të flasim ende për diagnozë përfundimtare. Për rastin e gruas që vdiq po, simptomat ishin të qarta.

Kur është shënuar rasti i fundit në Infektiv?
Dy vjet më parë, pacienti i prekur vinte nga Hasi dhe u shërua plotësisht.

Si e shpjegoni përsëritjen e sëmundjes në të njëjtën zonë?
Për mendimin tim shfaqja e sëmundjes në fshatrat e Hasit lidhet me afërsinë që ka kjo zonë me Kosovën. Unë kam qenë në Kosovë dhe kam parë hartën e etheve hemoragjike, vatra të tëra të sëmundjes. Atje ky virus është shumë i përhapur.

Nga se shkaktohet?
Për rastin konkret mund të them se është shkaktuar ose nga një lloj miu, që njihet si miu me shirit të verdhë, (jashtëqitjet e tij mund të kenë infektuar ushqimin, nuk përjashtohet dhe mundësia e ndonjë kafshimi). Por virusin mund ta përcjellë dhe një lloj insekti, riqna.


KARAKTERISTIKAT E SEMUNDJES

- SHENJAT E SEMUNDJES JANE TEMPERATURE, ETHE DHE HEMORAGJI
- NUMEROHEN 10 LLOJE TE ETHEVE HEMORAGJIKE
- DY QARKULLOJNE NE BALLKAN
- PREK MOSHAT E REJA MBI 18 VJEÇ
- SHFAQET NE FSHATRAT E ZONAVE TE THELLA
- BURIM INFEKSIONI JANE KAFSHET, KRYESISHT MIU DHE INSEKTET
- TRANSMETOHET DHE NDERMJET NJEREZVE ME KONTAKT TE NGUSHTE
- NUK KA MJEKIM SPECIFIK
- SHKAKTON VDEKJEN NE FAZEN E SAJ AKUTE

--------------------------------------------------------------------------------

HAS, PERCAKTOHET VATRA E SEMUNDJES

Shpërthejnë ethet hemoragjike
Shënohen 5 raste të reja, 2 në spitalin e Kukësit


--------------------------------------------------------------------------------



Ethet hemoragjike kanë shënuar tre raste të reja në rrethin e Hasit. Ndërkohë dy të dyshuar po mbahen nën kontroll të rreptë nga specialistët e spitalit të Kukësit. Mjekët pohuan se pacientët vijnë po nga fshatrat e Hasit. Pa llogaritur këtu 2 vëllezërit që po kurohen në Infektivin e Tiranës dhe as gruan e njërit prej tyre 35 vjeç, vdekur në fillim të qershorit. Në organizmin e saj sëmundja kishte përparuar në fazën akute.

Vatra
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë inspektuar ndërkohë fshatin ku është rishfaqur virusi. Eshtë izoluar vatra e sëmundjes, ndodhet në Vlahën. Janë dizinfektuar shtëpitë e atyshme, ndërkohë janë intesifikuar përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll. Specialistët kanë sugjeruar këshillat e domosdoshme për të mbajtur larg infeksionin. "Duhet patur kujdes që personat që merren me bagëti të ruhen nga riqna, insekti që bën transmetimin e sëmundjes nga trupi i bagëtive e ua injekton atë njerëzve", kanë thënë specialistët. Ndërkaq një varg detyrash janë lënë për mjekët në rrethin e Hasit. Eshtë e pritshme që sëmundja mund të pasojë dhe me raste të reja, pasi përpos faktit që është karakteristike në këtë sezon ajo është dhe ngjitëse dhe lehtësisht e transmetueshme.

Mjekët
Më të qetë se kolegët e tyre në Tiranë, mjekët e spitalit rajonal të Kukësit pohojnë se situata nuk është alarmante. "Përveç dy personave të dyshuar nga Hasi në spitalin tonë nuk ka asnjë pacient tjetër të prekur nga kjo sëmundje. Aq më pak ndonjë banor të Kukësit", tha dje drejtori i shërbimit spitalor, Mark Nufi. Ai tha se janë dërguar 50 kampione gjaku në Greqi për analiza, brenda pak ditësh priten rezultatet e tyre. Përgjigjet do të japin konfirmimin dhe për raste të tjera të mundshme.


Në Infektivin e Tiranës

Rëndohet gjendja e 45 vjeçarit nga Hasi
Hemoragjia që i ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme i bëri të panevojshme përgjigjet e analizave, që pritet të mbërrijnë në Spitalin Infektiv. Sëmundja u shfaq me të gjitha simptomat në organizmin e 45-vjeçarit nga Hasi. Ethet hemoragjike në trupin e tij u dukën me të njëjtat shenja që kishte shfaqur gruaja pak para se të vdiste, një javë më parë. "Gjendja e tij është rënduar së tepërmi ditën e djeshme", thanë specialistët e Infektivit që kujdesen për pacientin. Ata thanë se presin sot përgjigjet e analizave që do t'i vënë emrin sëmundjes, ndërkohë që kanë pasuruar recetën e të sëmurit me barna, serume dhe qese gjaku për të kompesuar humbjet dhe për ta shpëtuar nga vdekja.

--------------------------------------------------------------------------------

Ethet Hemoragjike, 80 vatra të virusit në Kosovë


--------------------------------------------------------------------------------



Këpushat që transmetojnë ethen hemoragjike gëlojnë në fshatrat e Hasit. Specialistët e Shëndetit Publik kanë pohuar se rreziku mbetet evident gjatë gjithë sezonit, kur kanë vërejtur gjatë inspektimit insektet e panumërta në kurrizet e bagëtive.

Hasi
Flitet për një vatër të vetme në Shqipëri, fshati Vlahën i Hasit, prej nga janë transportuar në Infektivin e Tiranës 3 persona, syresh një ka vdekur, 33 vjeç. Për rastet e tjera që pritet të mbërrijnë nga spitali i Kukësit, shefi i Infektivit, Kristo Pano tha se nuk kanë lidhje familjare me të prekurit që po kurohen në spitalin e Tiranës. Kjo do të thotë se përhapja e sëmundjes deri në këtë moment i detyrohet insekteve që kanë shpërthyer në fshatra dhe më pak transmetimit me kontakt të ngushtë që mund të justifikojë vetëm të shtruarit aktualë te Infektivi, dy vëllezër nga Vlahni.

Kosova
Përtej vijës kufitare, vetëm pak pak kilometra nga fshati Vlahën, autoritetet shëndetësore kosovare thanë se ekzistojnë 80 vatra të etheve hemoragjike, lajmi u transmetua dje nga MIA dhe Kosova-pres. Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Isuf Dedushaj bëri të ditur se ndër 80 vatrat e sëmundjes epidemike më problematiket janë Malisheva, Rahoveci, Prizreni, Klina, Gjakova. Dedushaj tha se Ethet Hemoragjike kanë shkaktuar vdekjen e një 54 vjeçari nga komuna e Rahovecit, ndërsa numërohen 6 persona të prekur nga kjo sëmundje. Drejtori i Institutit e shpjegoi rishfaqjen e Etheve Hemoragjike me fillimin e sezonit të verës, kur kjo sëmundje është karakteristikë. Virusi nuk ka kursyer as një të ri 14-vjeçar nga Malisheva. Sipas Dedushajt parandalimi i kësaj sëmundjeje mund të arrihet vetëm pas 10 vjetësh me përfundimin e dizinsektimit të zonës. "Për momentin në klinikën tonë kemi dhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të prekur nga ethet hemorragjike, por ne jemi duke pritur nga instituti i Lubjanës që të konfirmohen këto rezultate", tha Dedushaj.

Burimi i informacionit:http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-19097.html
Dr. Isuf Dedushaj thotė se nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast nga virusi SARS

Prishtinė, 29 prill 2003 -

Drejtori i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, Isuf Dedushaj ka deklaruar se nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast i infektimit nga sėmundja misterioze e SARS-it.

Ndėrkohė nga organet pėrkatėse janė marrė ams kontrolli nė aerport dhe pikat kufitare.
Ndryshe numri i viktimave tė sėmundjes sė mushkėrive nė tė gjithė botėn ėshtė rritur nė 370 vetė.

Sa e përhapur është Sida në Shqipëri dhe në Kosovë?


Intervistoi Rudina Dervishi

1 dhjetor 2003, 19:26 UTC
01-12-2003



Dhjetë vjet pas zbulimit të rastit të parë të infektimit me virusin HIV, Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet jo problematike përsa i përket përhapjes se këtij virusi. Aktualisht numërohen 116 raste të diagnostikuara, por tre vitet e fundit kanë shënuar nje ritëm më të shpejt të zgjerimit të rrethit të personave të prekur. Mbi 40 vetë llogaritet të kenë humbur jetën nga SIDA, nderkohë që virusi ka prekur edhe 5 fëmijë.

Ndërkohë, në Kosovë qeveria thotë se një nga problemet kryesore që ka të bëjë me Sidën është se të infektuarit nuk kërkojnë ndihmë nga institucionet e specializuara mjekësore. Për të diskutuar më gjerësisht për gjendjen në Shqipëri dhe Kosovë, në emisionin Ditari të datës 1 dhjetor, ftuam për një bisedë telefonike nga Tirana, zotin Arjan Harxhi, mjek infeksionist në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” dhe nga Prishtina, zotin Jusuf Dedushaj, drejtor i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Kosovë.


Zëri i Amerikës: Zoti Harxhi, sa të sakta janë statistikat që dëgjojmë për Shqipërinë dhe sa real është rreziku i një përhapjeje të shpejtë të epidemisë siç ka ndodhur në disa vende të Euroazisë?


Arjan Harxhi: Kur flasim për statistikat e infeksioni HIV duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë për një numër të raportuar rastesh dhe për një numër të përllogaritur rastesh. Kur themi që fatmirësisht Shqipëria vazhdon të ngelet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV që është karakteristike jo vetëm e Shqipërisë por e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore, këtë e mbështesim kryesisht mbi disa përllogaritje që bëhen mbi bazë të studimeve të bëra në Shqipëri qoftë nga ekspertë shqiptarë, qoftë nga ekspertë të huaj. Ndërsa kur flasim për numrin e raportuar të rasteve, ky numër s’është gjë tjetër veçse numri i infeksioneve të evidentuara me anë të testimeve të ndryshme, bërë me mënyra të ndryshme. Pra rritja graduale e numrit të rasteve tre vjetët e fundit tregon që numri është në rritje, pra ka njëfarë potenciali për shpërthimin e një epidemie të mundshme në Shqipëri.


Zëri i Amerikës: Zoti Dedushaj, sa i përhapur është virusi HIV dhe Sida në Kosovë?


Isuf Dedushaj: Rasti i parë i Sidës në Kosovë është regjistruar në vitin 1986 dhe bazuar në statistikat që ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri më sot në Kosovë janë regjistruar 51 raste të Sidës. Në fakt janë 49 raste të Sidës dhe 2 raste me HIV. Këto janë zbuluar pas hapjes së disa qendrave për konsultim dhe testim vullnetar. Në fakt Kosova për momentin, mund të themi se është vendi më i pastër në shkallë botërore duke patur parasysh se numri akoma nuk është alarmant. Janë bërë përpjekje maksimale për të qënë karshi kësaj të keqeje e cila për Kosovën, për momentin paraqet rrezik.


Zëri i Amerikës: Zoti Harxhi, sa të efektshme janë mjekimet që marrin pacientët e infektuar me HIV apo të sëmurët me SIDA në qendrën tuaj spitalore ?


Arjan Harxhi: Kur flasim për trajtimin e të sëmurëve me HIV, ky trajtim, apo kujdesi ndaj tyre është kompleks. Ai përfshin në vetvete disa komponentë. Ne në qendrën spitalore universitare, në shërbimin infektiv ku kryhet edhe si të thuash kujdesi i centralizuar i këtyre të sëmurëve mundohemi që të realizojmë disa nga këto komponentë. Përkatësisht me këto të sëmurë kryhet një kontroll diagnostik dhe laboratorik gjatë gjithë ecurisë së infeksionit duke pasur parasysh që ky infeksion ka një kohëzgjatje shumë të madhe, bëhet një mbështetje në aspektin psikologjik, duke filluar që nga momenti i parë i testimit, me këshillimet që i bëhen këtyre të sëmurëve, me kujdesin që tregohet si për sferën emocionale të tyre apo të familjarëve. Gjithashtu duke pasur parasysh diagnostikimin dhe mjekimin e infeksioneve oportuniste. Është e vërtetë që një nga komponentët më të rëndësishëm të kujdesit dhe të trajtimit të këtyre të sëmurëve që është mjekimi me antiretroviralë nuk realizohet akoma në Shqipëri. Shpresojmë duke pas parasysh edhe deklaratat e fundit të autoriteteve shqiptare që mjekimi me antiretroviralë të jetë i pranishëm në Shqipëri për këto të sëmurë, pavarësisht se numri është akoma i vogël, do të thoja se është një e drejtë e këtyre pacientëve për të marrë këtë mjekim. Gjithashtu nga ana tjetër do të thoja që komponenti i trajtimit do të kishte efekt pozitiv edhe në komponentin tjetër që është ai i parandalimit. Unë e kuptoj që mjekimi me antiretroviral është i kushtushëm por se pjesëmarrja më aktive e qeverisë shqiptare me anë të dhënies së fondeve përkatëse. Gjithashtu edhe shfrytëzimi i burimeve të tjera për sigurimin e barnave antiretrovirale me kosto më të ulët do të ishte një nga rrugët e sigurimit të këtyre preparateve në Shqipëri.


Zëri i Amerikës: Zoti Dedushaj, a shihni ju ndonjë ndërgjegjësim më të madh nga ana e qeverisë së Kosovës apo nga ana e shoqërisë kosovare për të luftuar epideminë dhe për të marrë masat e nevojshme parandaluese?


Isuf Dedushaj: Në Kosovë është punuar shumë në këtë drejtim duke filluar që nga viti 1986. Tendencat tona kanë qënë që të bëhet sa më i lartë ndërgjegjësimi i popullatës në luftë kundër Sidës. Pas luftës, unë shpreh admirimin për institucionet ndërkombëtare që kanë përkrahur shumë Institutin Kombëtar dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe në këtë drejtim ka punuar shumë komiteti kosovar për HIVin, zyra e ministrisë për HIV dhe Instituti Kombëtar në ndihmë të USAID, dhe në këtë drejtim ka ndihmuar shumë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Unë shpresoj që meqë Kosova është e vogël dhe infrastruktura është tjetër nga Shqipëria, mundësitë e punës në parandalimin e virusit HIV janë shumë më të mëdhaja. Sot në ditën botërore të luftës kundër SIDËs është përgatitur një projekt i strategjisë për parandalimin e virusit HIV në Kosovë deri në vitin 2008. Gjithashtu është nënshkruar një deklaratë e përkushtimit nga ana e ministrave përkatëse të qeverisë së Kosovës. Është punuar shumë në këtë drejtim, në ndihmën e madhe që kemi marrë nga ekspertët që kanë ardhur nga CDCja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë, pastaj me zyrën evropiane. Në fakt, i tërë buxheti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka qënë 1 milion dollarë, kurse vetëm për luftën kundër Sidës ka qënë rreth 1 milion e 500 mijë dollarë. Kështu që ne jemi të vetdijshëm se duhet të bëjmë më tepër për parandalimin e sëmundjes duke pasur parasysh se Kosova ka popullatën më të re në Evropë, pasi 90 përqind e popullësisë janë nën 19 vjeç. Ne do të bëjmë çmos që këtë rini të shëndoshë ta kemi në përkujdesje. Do të përpiqemi të zbulojmë grupet me sjellje të rrezikshme pasi fatkeqësisht prostitucioni dhe narkomania janë në rritje në Kosovë dhe kjo kërkon që e keqja të parandalohet në kohë.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike


Është formuar në vitin 1925;

Është Institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës;


Është Institucion Shëndetësor që përgatit dhe zbaton strategjinë e shëndetit publik


(Masat higjieniko - sanitare, masat profilaktiko - kunderepidemike, socialo mjekësore, promovimin e shëndetit, edukimin dhe arsimimin shëndetësor, kontrollën e kulitetit të ujit, ajrit, ushqimit, PZI (programi i zgjëruar i imunizimit), politikën shëndetësore dhe ekonomiken shëndetësore, informimin shëndetësorë) në mbarë territorin e Kosovës.

Instituti zhvillon punën hulumtuese-shkencore dhe organizon përkryerjen profesionale të punëtorëve shëndetësor.

Është bazë arsimore e Fakultetit të Mjekësisë;


Ka 5 Departamente:

1. Epidemiologjia
2. Ekologjia Humane
3. Mjekësia Sociale
4. Mikrobiologjia dhe
5. Sistemi i Informimit Shëndetësor;
6. Shërbimet Profesionale dhe
7. Shkollën Kosovare të Shëndetësisë Publike




Pas luftës formohet Qeveria e Përkohshme e Kosovës, në kuadër të së cilës ka funksionuar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit. Nuk ishte emëruar ministri përkatës sepse nuk ishte dhënë pëlqimi ndërpartiak. Me atë rast ishin emëruar dy zëvendësministra Dr. Teuta Hadri, gjinekologe dhe Dr. Fadil Beka, kirurg, ish komandant i sanitetit të UÇK-së.



Në shkurt të vitit 2000, në Kosovë formohen Strukturat e Përbashkëta të Përkohshme Administrative (JIAS) në kuadër të cilës filloi punën edhe Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i bashkëkryesuar nga Dr.Hanu Vuori MD. PhD. MA dhe Dr. Pleurat Sejdiu, specializant i Ortopedisë.

Në tetor të vitit 2001, në Kosovë për herë të parë mbahen Zgjedhjet e përgjithshme në liri. Në mars të vitit 2002, konstituohet Qeveria me disa Ministri, njëra prej të cilave ishte edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e kryesuar nga Dr. Numan Baliq i cili pas disa muajve zëvendësohet me Dr. Resmije Mumcu.



{}Historiku i zhvillimit

Vitet e ‘20ta të shekullit të kaluar karakterizohen me gjendje të rëndë shëndetësore si në Botë ashtu edhe në Ballkan. Duke pasur për bazë situatën e shëndetësisë kosovare në përgjithësi dhe shëndetësinë publike në veçanti merret qëndrimi që të themelohet shërbimi higjieniko-epidemiologjik edhe në Pejë me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA. Me 5 qershor të vitit 1925 filloi punën ky shërbim. Me këtë datë janë vënë bazat e Mjekësisë Preventive në Kosovë andaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot (shih foton 3).

Pas kësaj date, në Kosovë formohen qoftë si stacione sanitare, mikrobiologjike apo higjieno-epidemiologjike, shërbimet në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Në këto njësi nuk kishte kuadro të specializuara (pos në Prizren), por shërbimet shëndetësore kryheshin nga punëtorët shëndetësor me shkollë të ultë shëndetësore.

Në fakt nuk kishte asnjë kuadër shëndetësor shqiptar edhe pse popullata ishte shumicë.

Gjatë viteve 1923/1924, në Prizrenin e lashtë ishte themeluar shërbimi bakteriologjik tejet efikas, që ofronte shërbime për tërë territorin e Kosovës së atëhershme (një pjesë të Sanxhakut dhe Malit të Zi).

Por, ishte vetëm shërbim bakteriologjik i cili më vonë zhvillohet në shërbim higjieniko–sanitar për t’u shndërruar sot në Institut Rajonal të Shëndetësisë Publike të Prizrenit (Dedushaj I).

Prej vitit 1946/1947 ka filluar punën mjeku i parë shqiptar Dr.Durmish Celina.

Në atë kohë ishte organizuar shkolla e ultë medicinale, ku lëndët profesionale i mbante dr.Daut Mustafa. Dr.Durmish Celina ka udhëhequr me shkollën e ultë për mami në shtëpinë e Ali Dulës në Prizren ku janë zhvilluar aktivitetet edukativo-shëndetësore.

(shih të dhënat në biografi të Dr.Celinës).




Gjendja shëndetësore në Kosovë


“Trashëgimia” e shumë sëmundjeve ngjitëse e kishte dëmtuar rëndë Kosovën në aspektin ekonomik dhe kulturoro-arsimor, por asgjë më pak në atë shëndetësor dhe social. Në prag të Luftës së Dytë Botërore e sidomos pas saj, gjendja dhe rrethanat shëndetësore në Kosovë ishin jashtëzakonisht të vështira.
Sëmundjet ngjitëse me përhapje masive që gjatë historisë kanë zhdukur kombe, në Kosovë gjatë kësaj kohe paraqiteshin në forma endemike e shpeshherë merrnin karakter të epidemive masive dhe lokale. Këto sëmundje kanë shkatërruar dhe vrarë pa mëshirë me qindra e mijëra foshnje dhe fëmijë të Kosovës. Prej tyre prijshin: malaria, tifoja e morrit, tifoja e zorrëve, dizenteria bacilare, sëmundjet tjera ngjitëse të zorrëve, tuberkulozi, fruthi, meningjitit, difteria, kolla e bardhë dhe sëmundjet e tjera të fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe pothuajse çdo i dyti varr ishte varr i foshnjave dhe fëmijëve nën 7 vjeç.


Duhet theksuar se në vitin 1940 në Kosovë kanë qenë 5 spitale me 390 shtretër, 36 ambulanca të ndryshme shëndetësore dhe shërbimi preventiv me 5 stacione sanitaro-epidemiologjike prej të cilave kanë punuar vetëm 3.
Në të gjitha këto institucione shëndetësore kanë punuar 38 mjekë, 20 farmacistë (privat), 1 stomatolog dhe afër 85 punëtorë të tjerë të medicinës (pjesa dërrmuese e tyre kishin mësuar nga praktika – me kurse mjekësore (Dedushaj I).


Kosova doli nga Lufta e Dytë Botërore e shkatërruar tërësisht, me kushte jetese katastrofike, me shkallë të analfabetizmit rreth 98%. Edhe përkundër rrethanave të tilla, shërbimet shëndetësore nuk funksiononin pothuajse fare e nga ana tjetër sëmundjet ngjitëse bënin kërdi. Shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore ekzistonin vetëm në letër, ndërsa për shërbime tretësore as që flitej fare.



Rrjeti dhe kuadri shëndetësor


Në fillim të vitit 1946 në territorin e Kosovës kishte 5 spitale me 333 shtretër mesatarisht 0.4 shtretër për 1000 banorë. Në këto spitale, punonin 9 mjek (të huaj asnjë shqiptar), 15 farmacistë, 6 teknik mjekësorë, 11 higjienist dhe 27 punëtorë tjerë shëndetësorë me kualifikim të ultë. Mbrojtjen themelore shëndetësore e ofronin 8 stacione shëndetësore në qytete, 3 në fshatra dhe 1 dispanser antituberkular, kurse në mbrojtjen stomatologjike punonin 3 dentistë dhe 1 stomatolog.
Shihet se shërbimi i mjekësisë preventive pothuajse nuk ekzistonte më, ndërsa për kuadër në këtë lëmi as që flitet fare.